Presidenti serb Vuçiç në Shqipëri, organizohen protesta masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, pritet të marrin pjesë në samitin Ballkanik që do të mbahet në Tiranë, në datat 7-8 mars. Vizita e Vuçiç në Tiranë zhvillohet në një kohë kur ka nisur një debat mbi ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, referuar një plani që parashikon shkëmbimin e territoreve.

Kjo ide në Shqipëri është përkrahur nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi. Një thirrje mbarë Kombëtare po bëhet që populli shqiptar të bashkohet në përkrahje të të burgosurve të grupit të Kumanovës, që ndodhen nëpër burgjet Sllave. Grupi i Kumanovës kërkon drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së.

Postime të aktivistëve të ndryshëm

LAJMËRIM MBARË KOMBIT: Thirrje mbarë kombit dhe popullit shqiptar Thirrje ju behet mbarë popullit për protestë me 7 mars për lirimin e Luftëtarëve të UÇK-së. Me 7 Mars në Tiranë te sheshi Skenderbej. Në përkrahje të të burgosurve të grupit të Kumanovës që janë nëpër burgjet sllavo-maqedone, çlirmtarët tanë djemtë e Ushtrisë Çlirmtare Kombtare të UÇK-së ju bëjmë thirre gjithë popullit shqiptar që të dalim vëllazërisht në protestë. Organizatorët, individë dhe familjarë të grupit të Kumanovës për ketë tubim kanë përgatitur kërkesat e tyre në detaje, për djemtë tanë qe vuajnë 4 vite në burgjet sllave dhe që janë dënuar me dënime kapitale! Katër vite nuk ka ndërkombëtar dhe nuk është formuar komision për grupin Kumanova. Drejtësi për çlirmtaret tanë. Ju bëjmë thirrje gjithë popullit pa dallim etnie, feje, partie, etj, ti bashkohen tubimit të datës 7 mars. Ne e kuptojmë dinamikën e zhvillimeve politike por për këtë rast ne do të bashkohemi. Ne jemi të obliguar të dalim në protestë deri në çlirimin e luftëtarëve tanë. Për ata burra që luftuan për bashkim kombëtar ne Maqedoni dhe sakrifica e tyre për kombin, sot do të tubohemi ne për lirimin pa kushte sa më shpejt të tyre! Rroftë populli dhe mbarë Kombi Shqiptar.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu