Presidenti “tradhton” Messi-n: Nuk është më më i miri në botë

Presidenti i Lanus ka “tradhtuar” Leo Messi-n. Nicolas Russo, gjithmonë një tifoz i madh i yllit të Barçës, duket se ka ndryshuar mendim për “Pleshtin”.

“Sot, nuk është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë ai për Sport. “Sigurisht, është mes futbollistëve më të rëndësishëm, por diçka ka ndryshuar”.

“Scaloni po punon të kombëtarja për një projekt që të përfshijë Messi-n, por që të mos varet nga ai. Kështu është më mirë. Nuk e them se kush është më i miri, por nuk është argjentinas”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu