Presidenti turk zhvillon biseda të ndara telefonike me Putinin dhe Zelenskyn, diskutojnë për eksportimin e grurit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, kanë diskutuar për situatën në Ukrainë dhe transportimin e grurit.

Kremlini ka njoftuar se dy liderët kanë paraqitur këndvështrimet e tyre, si dhe kanë koordinuar “përpjekjet për t’u siguruar se do të ketë eksportim të sigurtë të grurit përmes Detit të Zi”, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrës së presidentit turk, Erdogan ka theksuar se “është koha që Kombet e Bashkuara të veprojnë sa i përket planeve për sigurimin e korridoreve përmes Detit të Zi”.

Presidenti turk gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e siguroi se Turqia dëshiron paqe në Ukrainë, dhe se po punon në planin e Kombeve të Bashkuara sa i përket eksportimit të grurit në tregun ndërkombëtar.

Sipas zyrtarëve ukrainas, mbi 20 milionë tonelata me grurë kanë mbetur pa u shpërndarë dhe po qëndrojnë nëpër depo të ndryshme në Ukrainë, si pasojë e bllokadës së vënë nga rusët në pjesë apo porte të ndryshme në Detin e Zi.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zbuluar së fundmi planin për aktivizimin e afro 1 milionë ushtarëve, për çlirimin e rajoneve që kontrollohen nga ushtria ruse. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu