Presidenti ukrainas: Forcat e armatosura të Ukrainës janë në gjendje të reagojnë ndaj çdo sulmi nga Rusia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat e armatosura të Ukrainës janë në gjendje për të reaguar për çdo sulm nga Rusia, derisa vendi shënoi të hënën ditën e ushtrisë kombëtare me ekspozimin e automjeteve të blinduara dhe anijeve patrulluese amerikane.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar “mbështetjen e tij të palëkundur” për Ukrainën në ngecjen e saj me Moskën dhe do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin të martën në përpjekje për të zbutur krizën.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave pranë kufirit të saj në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake në shkallë të gjerë, duke rritur mundësinë e një lufte të hapur midis dy fqinjëve.

“Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre më të rëndësishëm – të mbrojnë lirinë dhe sovranitetin e shtetit nga agresori rus”, tha Zelensky në një deklaratë.

“Ushtria ukrainase … është e sigurt në forcën e saj dhe në gjendje të pengojë çdo plan pushtues të armikut”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu