Në Zvicër janë 7,666 persona që deklarojnë të ardhura vjetore prej të paktën 1 milion frangash zvicerane (CHF), ose rreth 1.24 milionë dollarë amerikanë, sipas të dhënave të vitit 2022 të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave dhe të analizuara nga gazeta zvicerane Blick.
Përqendrimi më i madh i milionerëve regjistrohet në kantonet Zug dhe Schwyz. Në Zug jetojnë 860 tatimpagues milionerë, që përbëjnë 1.1% të popullsisë së kantonit, ndërsa në Schwyz janë 774 persona, ose 0.77% e popullsisë. /Albinfo.ch










