Presidenti ukrainas: Rindërtimi i Ukrainës është mision i botës demokratike

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm një përpjekje për të marrë tokën tonë, por një sfidë për sistemin europian.” Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymy Zelensky gjatë konferencës në Lugano për rindërtimin e Ukrainës.

Ai tha se Rusia dëshiron të tregojë se Europa është e dobët dhe se nuk mund të mbrojë vlerat e saj. “Prandaj, rindërtimi i Ukrainës nuk është vetëm një fakt lokal, por misioni i gjithë botës demokratike”, theksoi Zelensky.

Rikujtojmë se në një deklaratë ditën e sotme edhe Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për rindërtimin e Ukrainës.

“Konferenca e Luganos është një hap themelor për të rënë dakord në lidhje me parimet e përpjekjes së ndërkombtarëve për rindërtimin e Ukrainës”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu