Presidenti ukrainas, Zelensky: Rusia ka tërhequr një numër të trupave në kufirin me Ukrainën

Pas disa javësh tensioni rreth një grumbullimi të trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka urdhëruar një numër njësish në zonë të kthehen në bazat e tyre.

Bashkimi Evropian vlerësoi se më shumë se 100 mijë ushtarë rusë ishin grumbulluar pranë kufirit si dhe në Krime, e cila u kap dhe aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Duke folur në Krime, Shoigu tha se njësitë në stërvitje do të ktheheshin në bazë, raporton bbc. Qëllimet e “kontrolleve të parakohshme” ishin arritur, shtoi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili më parë sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin për ta takuar në zonën e konfliktit, e mirëpriti vendimin për “de-përshkallëzimin” e tensioneve në kufi.

“Reduktimi i trupave në kufirin tonë në mënyrë proporcionale zvogëlon tensionin. Mirëpres çdo hap për të zvogëluar praninë ushtarake. Ukraina kërkon paqen. Mirënjohës ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Konflikti në Ukrainën lindore shpërtheu në vitin 2014, pas kapjes së Krimesë nga Ukraina. Trupat e mbështetur nga Rusia kapën zona të mëdha të rajonit Luhansk dhe Donetsk dhe ka pasur një numër shkeljesh të një armëpushimi në lindje në javët e fundit.

Një ushtar ukrainas u plagos për vdekje në bombardimet të enjten, në atë që forcat ukrainase thanë se ishte një shkelje e qëllimshme e armëpushimit. Rreth 14 mijë njerëz kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu