Presidentja bullgare: Sulm ndaj Bullgarisë është djegia e makinave diplomatike në Shkup

Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, deklaroi se djegien e makinave diplomatike – që janë pronë e shtetit bullgar – e konsideron si sulm ndaj Bullgarisë, raporton BGNES.

Ajo shtoi se kjo çështje do të ngrihet edhe para Parlamentit Evropian nga eurodeputetët bullgarë.

„Me aq sa di unë, për momentin po zhvillohen konsultime në grupe të ndryshme parlamentare. Shpresoj që kolegët e mi eurodeputetë do të mund të flasin për incidentin e djeshëm“, tha Iotova.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se menjëherë sau pas denoncimit për zjarr në dy automjete zyrtare në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, dje është arrestuar një person./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu