Prezantimi te Barcelona, Xavi: Messi më shkruajti dhe më uroi shumë fat

Xavi Hernandez është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman për shkak të rezultateve të dobëta.

Prezatimin e Xavi-t ishte unik, pasi si kurrë më parë ai bë me tifozë të pranishëm në stadium numri i të cilëve shkonte rreth 10.000.

Në fjalën e tij, spanjolli foli edhe për marrëdhënien e tij me Messin duke konfirmuar se ai ka miqësi me të dhe se argjentinasi e ka uruar për detyrën e re.

Xavi , për Messin: “Ai më ka dërguar një mesazh dhe më ka uruar fat, kemi bërë shaka, i uroj më të mirat, ai është lojtari më i mirë në historinë e klubi, por ai është larguar, ne kemi lojtarët që kemi dhe duhet të punojmë me ta. Leo është zhdukur”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu