Prezantohet Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor u prezantua në Tiranë Abetarja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës. I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama tha se ky projekt nuk kaloi pa vështirësi, por erdhi në kohën e duhur.

Rama apeloi se duhet bërë më shumë punë për mbrojtjen e gjuhës.

Kreu i qeverisë shpjegoi edhe arsyen e shpërndarjes së librave të përdorur në shkollat e vendit duke theksuar se kjo nuk është çështje parash.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministret e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ai i Maqedonisë së Veriut që shprehu gatishmërinë për të aplikuar këtë tekst edhe në shkollat e vendit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu