Prifti trafikant i drogës udhëtonte në Shqipëri, “vizitonte manastiret”

Pas kapjes me rreth 30 kilogramë drogë të priftit ortodoks serb, Milan Jordoviç, së bashku me mësuesin e besimit fetar, Zoan Marinkoviç, në afërsi të qytetit të Çaçakut në Serbi, dalin edhe dëshmitë e para mbi vendet se ku furnizohej ky trafikant i drogës.

Njëri nga njerëzit që shërben në kishën e Jordoviçit ka dëshmuar mbi rrëfimet e shpeshta të priftit:

“Më thoshte se shpesh udhëton për në Shqipëri dhe viziton manastiret orotodokse të atij vendi, se është i mrekulluar me shenjtëritë e tyre, dhe se tek ata shenjtorë gjenë paqe shpirtëore,” tha dëshmitari nga Pozhega, për të përditshmen serbe “Blic”, duke shtuar se prifti Milan Jordoviç shkollën e besimit fetar e ka kryer në Prizren, për disa vjet ka shërbyer në Ivanjicë dhe shpesh ka rrëfyer se e kanë lutur të shërbej në kishën qendrore të Shën Savës në Pozhegë por ai nuk ka pranuar sepse i pëlqen më shumë fshati.

Ndërkohë, meqë janë arrestuar në makinën e cila nuk ishte pronë e tij dhe prifti ishte përfshirë në konfliktin kishtar që shpërtheu për kryepeshkopin e Kosovës, kanë filluar dhe thashethetmet se ky mund të jetë edhe një kurth që iu bë priftit Jordoviç, shkruan gazeta serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu