Prishtina bëhet me qendrën tregtare ”Royal Mall” ja detajet e hapjes (VIDEO)

Është hapur sonte qendra e vetme tregtare brenda qytetit të Prishtinës, Royal Mall.

Prishtinës nga sot iu është shtuar edhe një qendër ekskluzive tregtare pa pasur nevojë të dalin jashtë qytetit ndërsa është premtuar se do të ndërrohet trendi i veshjes dhe i paraqitjes përmes ofrimit të zgjidhjeve të reja të cilat po i sjell më 21 qershor, njofton Klan Kosova.

Royal Mall posedon mbi 15,000 metra katrorë, qindra vende parkingu dhe qasje nga të gjitha hyrjet dhe daljet kryesore të kryeqytetit.

Për më shumë Klan Kosova sjell nga afër detajet e hapjes solemne të kësaj qendre e cila synon të jetë destinacioni më ikonik i blerjeve në qytet dhe mbarë vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu