Pritet të fillojë një luftë e re

Kryeministri i Irakut, Haider al­Abadi, e ka paralajmëruar Turqinë sot se mbajtja e trupave ushtarak në veri të Irakut mund të çojë drejt një lufte rajonale. Abadi, i cili foli në një konferencë për media, dje në mbrëmje, reagoi ndaj vendimit të Parlamentit të Turqisë nga java e kaluar, për të zgjatur mandatin e operacioneve ushtarake turke kundër organizatave terroriste në Irak dhe Siri, për edhe një vit tjetër.

“Kemi kërkuar më shumë se një herë, që pala turke të mos ndërhyjë në çështjet e Irakut, dhe kam frikë se aventura turke mund të shndërrohet në luftë rajonale,” ka thënë Abadi. Ai, shtoi se sjellja e lidershipit turk është e papranueshme për ta. “Sjellja e lidershipit turk është e papranueshme dhe nuk duam të futemi në konfrontim ushtarak me Turqinë,” ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu