Pritet votimi i rritjes së rrogës minimale në 14.500 denarë, gjoba për firmat nëse nuk e respektojnë

Deputetët sot në seancë plenare do të votojnë për Propozim-ligjin për rrogën minimale, me të cilin kompanitë obligohen që nga dhjetori të fillojnë të paguajnë rrogën minimale në vlerë prej 14.500 denarë.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se rritja e rrogës është sukses i vazhdueshëm, pas rritjes së pare që ndodhi nga 9.000 në 12 mijë denarë. Propozim-ligji është bllokuar nga opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila ka refuzuar që për këtë të diskutohet në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Në pjesën e propozim-ligjit për rrogën minimale, janë paraparë edhe gjoba në rast se firmat nuk i përmbahen ligjit. Gjobë prej 300-400 euro do ti shqiptohet firmave të vogla, gjoba prej 500 deri në 600 euro për firmat e mesme dhe gjobë prej 800 deri 1000 euro për firmat e mëdha. Gjoba janë paraparë edhe për drejtuesit e këtyre firmave, që shkojnë nga 150 deri në 400 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu