Pritja zyrtare: Pse Erdogan u habit me Ramën kur e pa?

Kryeministri Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Erdogan në Ankara, në vizitën e radhës së karakterit zyrtar, ku e fundit e këtij formati ishte në Janar 2021.

Sapo u takuan, Erdogan shfaqi habi me faktin se Rama ishte me kostum dhe pa pallto si ai, në të ftohtin e Ankarasë. Këtë, lideri turk ia shprehu habitshëm shqiptarit që mban afër si këshiltar, me rol dhe si përkthyes, Sabri Demiri, i cili dhe ai ishte vetëm me kostum si Rama.

Më pas, Erdogan e Rama parakaluan përballë togave të nderit me në sfond himnet e dy vendeve.

Ceremonia vijoi me prezantimin që Rama i bëri ekipit të tij të ministrave e zyrtarëve në këtë vizitë, ku nga qeveria bëjnë pjesë: Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe ministrja i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. /tesheshi.com/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu