As pro as abstenim, Shqipëria votoi kundër vendimit të Trump për Jerusalemin në OKB

Me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim u miratua rezoluta e OKB-së kundër vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, shkruan InfoShqip.

Vota e Shqipërisë në këtë votim u reshtua mes 128 votave tjera kundër vendimit të Trump, përfaqësuesit diplomatik shqiptarë u shprehën se votimi u mbështet në shumë rezoluta të këshillit të sigurimit të OKB-së për këtë vendim.

Me këtë rezolutë refuzohet vendimi i SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, e duke e cilësuar këtë vendim si kërcënim për paqen.

SHBA-të reaguan pas këtij vendimi dhe u shprehën se qëndrimi i tyre ndaj OKB-së dhe shteteve brenda OKB-së që u reshtuan kundër vendimit amerikan do ndryshojë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu