Problemet e shqiptarëve në 25 vite pavarësi, profesorëve maqedonas u pengon shqipja

Edhe pas 25 viteve nga pavarësimi i Maqedonisë, kontestimi i të drejtave të shqiptarëve ngelet i pashmangshëm. Një ndër panelistët e konferencës së sotme kushtuar marrëveshjes ndërkombëtare dhe integrimeve euroatlantike, Sefer Tahiri, është bërë target irevoltës së një pjese të të pranishmëve në sallë. Tahiri shtroi diskursin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni
nga para-pavarësimi i shtetit e deri më sot, por i njëjti ligjërim ka hasur në deklarata të forta kundërshtuese.
“Edhe pse varianti i parë i preambulës së kushtetutës të miratuar më 16 nëntor të vitit 2001 kishte koncept qytetar, preambula e re i deÞnon si pjesë e popullit shqiptar, ngjashëm siç i definon edhe vllehët, turqit, serbët, boshnjakët dhe romët. Kjo do të thotë se shqiptarët janë
pjesë e popullit shqiptar përsëri iri, i panjohur dhe i paeksploruar mirë, apo një zgjidhje që del jashtë çdo teorie identitare”, deklaroi Sefer Tahiri, Instituti për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve. Por Sashko Todorovski, nëpunës në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka shfaqur averzionin e tij ndaj gjuhës shqipe.
“Gjuha maqedonase është gjuha numër një, të mos themi gjuhë zyrtare në të gjithë territorin sepse këtu ka nuanca në kushtetutë, por të mos futemi aty, ja po themi gjuha numër një, apo gjuhë e uniÞkimit, unë për t’ju kuptuar juve isha i detyruar të vendoj kufje, sepse dëgjoja
përkthimin në gjuhën maqedonase. Çfarë nënkupton koncepti qytetar, a do të thotë kjo se gjuha shqipe dhe maqedonase do të jenë të barabarta dhe se unë do të kem detyrim ta njoh dhe ta àas gjuhën shqipe, dhe si do ta rregullojmë këtë në korrelacion me shtetin unitar”, tha Sashko Todorovski, nëpunës në MPJ.
“Për sa u përket gjuhëve, unë nuk thash se nëse gjuha shqipe bëhet zyrtare do të duhet edhe ju ta àisni,, ja sot komunikojmë shumë mirë, unë àas në shqip dhe maqedonisht, pse jo edhe ju nesër të mos e mësoni gjuhën shqipe. Mendoj se është koha e fundit të kuptojmë se ne duhet patjetër të respektojmë njëri-tjetrin, përkatësisht të ndërtojmë koncepte të komunikimit ndërkulturor. Gjuha është pika e parë”, tha Sefer Tahiri, Instituti për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve, shkruan alsat.
Dokumentet themeltare të shtetit modern të Maqedonisë duke Þlluar nga Kushtetuta e vitit 1946, ajo e 1974-ës, e vitit 1991, madje edhe ajo e vitit 2001, e kanë deÞnuar Maqedoninë si shtet të kombit maqedonas, ndërsa pjesëtarët e kombeve të tjera janë trajtuar me përkuÞzime unikale kushtetuese, siç është termi pakica kombëtare, nominime këto të panjohura në të drejtën ndërkombëtare. Në periudhën e kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 kur përbrenda territorit të Maqedonisë ishin osmanlinjtë, populli maqedonas dhe pjesëtarët e kombeve të tjerë të cilët kanë jetuar në këtë territor arritën të krijojnë një republikë të bazuar në parimet demokratike, ku palët ishin të përfaqësuar në kushtetutën e Republikës së Krushevës. Kuvendi kombëtar ishte i përbërë nga 60 përfaqësues, 20 maqedonas, 20 vllehë dhe 20 shqiptarë dhe ishte zgjedhur qeveria e përkohshme 6 anëtarëshe. Menjëherë pas kësaj është zgjedhur një
këshill ku kryetar këshilli u zgjodh Nikolla Karev i cili e shpalli Republikën e Krushevës, dhe për herë të parë në histori, maqedonasit, vllehët dhe shqiptarët zgjodhën qeveri të përbashkët. E megjithatë, debatet e ngjashme si ky i sotmi, dëshmojnë se ky karvan i vullnetit të shtetformimit të përbashkët po ecën mbrapsht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu