“Problemet s’i zgjedh kojshia, por shtëpia”,Ahmeti porosi “Grupit të Zjarrit”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij me rastin e 21 vjetorit të themelimit të partisë që drejton, i ka përcjellë një porosi fraksionit dhe bashkëpunëtorëve të tij të njohur si “Grupi i Zjarrit”.

Ahmeti ka theksuar se problemet brenda tyre nuk zgjidhen siç tha në kojshi, por në shtëpi.

Ata bashkëveptimtarë nuk e kanë drejtë, dhe unë këtë e kam thënë botërisht. Unë botërisht e kam thënë se nuk kam asnjë shqetësim, por kam dhimbje shpirtërore. Me këtë fraksion, shpallje fraksioni, janë në aksion, nuk janë fraksion. Unë nuk dua të ketë grupe interesi në BDI, nuk dua të vendosen gjërat personale para të përgjithshmes. Asnjëherë nuk e kam ndalur fjalën e lirë, mendimin ndryshe në BDI. Por gjithmonë është debatuar është diskutuar brenda BDI-së, nuk na e zgjidh problemet kojshia, por problemet i zgjidh shtëpia, prandaj në shpi të qëndrojnë, e jo në kojshi”, deklaroi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu