“Procesi i Berlinit” i padobishëm, energjitë duhet të fokusohen tek “Ballkani i Hapur”

Gjatë viteve 1850-1860, perandori francez Napoleoni III kishte një ndikim të madh në kontinentin evropian. Po ashtu ai kishte tendencën të thërriste mbajtjen shpesh të kongreseve dhe konferencave që synon të adresonin probleme të ndryshme evropiane.

Në fillim, respekti ndaj performancës ushtarake të Francës në Luftën e Krimesë, dhe gjatë një konflikti të mëvonshëm ndaj Austrinë, i nxitio diplomatët evropianë ta merrnin seriozisht qasjen e Parisit, dhe të merrnin pjesë në takime të ndryshme. Por pas një farë kohe, u bë e qartë se këto lloj shfaqjesh diplomatike arritën shumë pak gjëra konkretisht, duke e zbehur rëndësinë e tyre në raport me qasjen më aktive ndaj sigurisë evropiane të kancelarit të Prusisë (Gjermanisë) Otto von Bismarck.

Emmanuel Macron, është një tjetër kryetar shteti francez i prirur ta maskojë mungesën e seriozitetit të tij përmes iniciativave diplomatike dhe retorike të menduara shumë dobët. Nikola Dimitrov dhe Florian Bieber kanë shumë të drejtë kur e cilësojnë si një zhvillim të dëmshëm dhe në favor të nacionalistëve në të dyja vendet, propozimin që Macron i bëri Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre mbi gjuhën dhe identitetin.

Pranimi plot ngurrim nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ndryshimeve të nxitura nga Macron në kushtetutën e kësaj të fundit, nuk kënaq kërkesat e secilit vend, dhe e thellon më tej pasigurinë politike në të dyja vendet. Tani BE-ja ka filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por anëtarësimi aktual mbetet në rastin më të mirë vite larg.

Të paktën Napoleoni III mundi të tregonte dikur për një fare kohë arritjet konkrete në këtë fushë. Ndërkohë, strategjia e Macron përfshin vetëm një përpjekje të dështuar për ta zëvendësuar Angela Merkelin si lidere e BE-së, dhe një qasje ndaj Ukrainës, që e ndihmon Vladimir Putinin të duket si Bismarku, edhe pasi ka nisur një lloj lufte, në të cilën kancelari i dikurshëm gjerman nuk do të ishte përfshirë kurrë.

Fatkeqësisht, Macron nuk është i vetmi evropian që sillet në këtë mënyrë. Olaf Scholz, kancelari jo-bismarkian i Gjermanisë, po bën thirrje për një samit tjetër të liderëve ballkanikë, sipas traditës së Napoleonit III për të mbështetur atë që quhet “Procesi i Berlinit”, një seri takimesh dhe deklaratash që synojnë t’i imponojnë rajonit sundimin e ligjit dhe normat multikulturore, duke ruajtur një premtim të paqartë për anëtarësimin e mundshëm të tyre në Bashkimin Evropian.

Samiti i fundit i këtij formati, ishte një dështim i madh. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic kërcënoi të mos merrte pjesë, por në fund mori, pasi u konsultua me partnerët e tij në nismën e “Ballkanin e Hapur” të promovuar nga Beogradi, dhe iu bashkua kolegëve nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe gjetkë në kritikat e forta ndaj BE-në, për një planifikim të dobët dhe një rezultat po të tillë të samitit.

Ndoshta poshtërimi në takimin e 23 qershorit, është ajo që e nxiti Scholz të thërriste një samit tjetër për të përmirësuar disi imazhin. Pra gjatë muajve të ardhshëm, të dërguarit e BE-së do të shkojnë sërish në rajon për të udhëzuar liderët e tij që të reformojnë sistemet e tyre politike, dhe të kalojnë më pranë të ashtuquajturës rrugë evropiane.

Ata do të nxisin dialogun e përgjumur Beograd-Prishtinë, do të urdhërojnë liderët politikë në Bosnje që të vendosin një farë rregulli. Deklaratat konfuze dhe kontradiktore të Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së Christian Shmidt në lidhje me ligjin zgjedhor në vend, theksojnë më tej se mbikëqyrësit perëndimorë të Ballkanit nuk e dinë se çfarë po bëjnë (dhe se Bosnja është një shtet i përbërë nga tre komunitete etnike përbërëse dhe dyshuese reciprokisht, dhe jo popullatë multikulturore e mirë-integruar).

Shfaqja e vogël që dha Vucic në qershor, nënvizoi ndryshimin e balancës midis kandidatëve për anëtarësim në BE dhe Ballkanit Perëndimor. Edhe pse është e qartë se kandidatët ballkanikë nuk kanë ende një rrugë të dukshme drejt anëtarësimit, evropianët nuk kanë se me çfarë tjetër t’i kërcënojnë.

Brukseli mund ta pezullojë ndihmën financiare ndaj tyre, por ky akt vetëm sa do të thellonte armiqësinë ndaj BE-së në juglindje të Evropës. Dhe Rusia dhe Kina do të kishin hapësirë të mëdha për të vepruar. Natyrisht një ndëshkim i tillë ekstrem nuk ka gjasa të ndodhë.

Por në mungesë të tij BE-ja mund të bëjë pak për të vënë në zbatim vizionin e saj të fragmentuar. Nuk ka asnjë arsye pse udhëheqësit ballkanikë apo zgjedhësit e tyre duhet të vazhdojnë të ndjekin një proces difektoz. Ata duhet të refuzojnë thirrjet e kancelarit gjerman Olaf Scholz, për një samit tjetër të kotë BE-Ballkanit Perëndimor, në kuadër të “Procesit të Berlinit”, dhe t’u thonë evropianëve që të mos shqetësohen më duke bërë thirrje të tilla, derisa dhe nëse BE-ja do të ketë mundësi të ofrojë një rrugë gjithëpërfshirëse anëtarësimi për to, me afate kohore të garantuara, për të cilat të kenë rënë dakord të gjithë anëtarët aktualë të klubit.

Po ashtu qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të refuzojnë të presin të dërguarit e BE-së për sa kohë që nuk kanë asgjë për të diskutuar, dhe duhet ta bëjnë të qartë se siç janë gjërat për momentin, nuk ka asgjë për të diskutuar. Unë kam e shprehur tashmë pikëpamjen se proceset e pajtimit dhe zhvillimit të drejtuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të zëvendësohen me nisma që e përmirësojnë nismën “Ballkani i Hapur” dhe ide të tjera të ngjashme në dobi të rajonit.

Aleksandar Vucic dhe liderët e tjerë duhet të mirëpresin dhe të marrin seriozisht kritikat ndaj programeve të tyre që fokusohen tek mangësi thelbësore dhe jo tek kundërshtimet ideologjike nga Perëndimi apo aktivistët lokale të shoqërisë civile.

Mund të jetë e vërtetë që “Ballkani i Hapur” dhe nisma të tjera janë në rastin më të mirë, rrugëtime të gjata kur bëhet fjalë për të mundësuar sigurinë rajonale dhe përparimin ekonomik. Por një “gjuajtje nga distanca”, ofron të paktën një goditje drejt suksesit. Çfarëdolloj gjëje tjetër që Perëndimi vazhdon të përpiqet t’i imponojë Ballkanit nuk do të funksionte.

Nga David B.Kanin “Eurasia Riview”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu