Prodhuesi i armëve “Kallashnikov” kryen testin e “veturave fluturuese”, dalin pamjet e para! (VIDEO)

Prodhuesi i armëve ruse Kallashnikov ka bërë testimin e një prototipi të quajtur “vetura fluturuese”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, një video e publikuar nga Kompania tregon se pajisja pilotohet nga një person duke përdorur vetëm një joystick.

Videoja e publikuar të së fundmi tregon një makinë që ngjan me helikopterin e pasagjerëve.

Nëse pajisja do të hyjë në radhët e ushtrisë ruse ose të përdoret për qëllime civile – ose të dyja – mbetet një mister deri më tani.

“Tani automjeti po testohet. Së shpejti ne do ta demonstrojmë atë në praktikë”, u ka thënë mediave të huaja, drejtoresha e komunikimit e kompanisë, Sofia Ivanova.

Dhe siç shkruajnë më tej mediat, me shumë gjasë funksioni kryesor i “veturës fluturuese” është transporti.

“Vetura fluturuese” thuhet se përmban tetë “fluturake” të “mbështetura” nga një akumulator. Deri më tani ajo është e aftë të mbajë vetëm një person.

Grupi Kalashnikov është një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve ruse dhe prodhon një gamë të gjerë armësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu