Prodhuesit e bukës: Nuk kemi mundësi, çmimi do të rritet (VIDEO)

Shumë furra në kryeqytet kanë rritur çmimin e bukës deri në 20 lekë. Lavdie Isufi, së bashku me bashkëshortin e saj, prej disa vitesh kanë një furrë buke.

Nuk prodhon më shumë se 100 bukë në ditë, për shkak të mungesës së krahut të punës. Për ABC ajo thotë se rritja e çmimit të miellit ka ulur ndjeshëm fitimet. Bukën e shet me 80 lekë, por shumë shpejt thotë se do të rrisë çmimin me 10 lekë.

Nuk i pëlqen që njerëzit të ankohen për rritjen e çmimit. Mielli është shtrenjtuar për shkak të luhatjeve në burse. Kjo ka sjellë uljen e sasisë së prodhimit të grurit, kryesisht në Rusi, një nga vendet më eksportuesi në botë.

Adi Hyxhyimeri, drejtues i Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Miellit thotë se 1 ton grurë është shtrenjtuar me 130 dollarë. Ai shpjegon që një tjetër arsye janë dhe thatësirat apo përmbytjet që kanë shkaktuar dëme në prodhimin e grurit.

Duhet theksuar se autoritetet i konkurrencës nuk ka reaguar për këtë çështje shqetësuese për qytetarët.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu