Profesioni i pabesueshëm i viteve të fundit të jetës: Saddami që s’ka sunduar me Irakun! (FOTO)

Analisti i CIA-s, John Nixon, ka deklaruar se Saddam Hussein gjatë viteve të fundit të sundimit të tij ishte marrë me shumë me shkrime sesa me udhëheqjen e Irakut.

Nixon ishte njeriu i parë që kishte marrë në pyetje ish-presidentin e Irakut, kur më 13 dhjetor të vitit 2003, njësitet speciale amerikane zbuluan vendndodhjen e tij në afërsi të qytetit Tikrit, ku Hussein ishte fshehur që nga rrëzimi nga pushteti, transmeton Telegrafi.

Ai pretendon se Saddam në fillim ishte arrogant, por me kalimin e kohës ish-diktatori u bë gjithmonë e më i gatshëm për bashkëpunim.

“Në sytë e tij kishte shumë urrejtje, ishte shumë frikësues edhe përkundër faktit që duart i kishte të lidhura me pranga”, tha Nixon.

Derisa e kishte marrë në pyetje, Nixon e kishte kuptuar se presidenti irakian gjatë viteve të fundit shumicën e kohës e kishte kaluar duke shkruar kujtimet e tij, derisa punët e vendit ia kishte dorëzuar bashkëpunëtorëve të vet.

Nixon beson se Saddami ishte shumë i zënë me letërsinë, dhe si rezultat i kësaj pothuajse askush nuk kishte ndërmarrë asgjë për t’u përgatitur për të mbrojtur vendin nga pushtimi amerikano-britanikë.

“Gjatë viteve të fundit, Hussein nuk ishte marrë me punët e Irakut”, shtoi Nixon.

Detyra e këtij analisti të CIA-s ishte që menjëherë pas arrestimit të identifikoj Saddamin, para se ushtria amerikane të njoftonte zyrtarisht për suksesin e saj.

Ai këtë e kishte arritur, falë një plage të vjetër të Saddamit që e kishte fituar nga një plumb që e kishte prekur, si dhe dy tatuazhet që i kishte të vizatuara në trup.

Lidhur me takimin me ish-liderin irakian, Nixon ka botuar një titull të titulluar “Intervista me presidentin: Marrja në pyetje e Saddam Husseinit”.

Për shkak të krimeve kundër njerëzimit dhe vrasjes së 148 shiitëve irakianë, Saddam Hussein ishte dënuar me vdekje. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu