Nuk ka asnjë arsye që të shikohet me frikë ideja për ndryshim të mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje finale për problemin shumë vjeçar ndërmjet dy shteteve, kështu thotë hulumtuesi nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike në Londër, eksperti për Evropëjuglindore, James Ker Lindsey. “Nëse shpallja e një anshme e pavarësisë së Kosovës në 2008-ën nuk ka dërguar në një konflikt, pse një marrëveshje e mundshme Beograd-Prishtinë duhet të shqetësoj komunitetin ndërkombëtar”, pyet ai, në një intervistë për ‘tanjug’, trasnmeton Express.
Sipas tij është e pakuptueshme se pse ka shqetësim për idenë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve si mundësi për zgjidhje. “Ata japin ‘argumente të forta’ se si një marrëveshje e tillë mund të nxisë një konflikt, nuk duhet të jenë nga rezultati i një zgjidhje të tillë”, shton ai. Komuniteti ndërkombëtar, duhet të pranoj çfarëdo marrëveshje që Beogradi dhe Prishtina pajtohen, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e territoreve.
“Unë e di se është një çështje e ndjeshme, ne jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë për këto dhjetë vite pasi Kosova ka deklaruar pavarësinë. Unë e di që disa vende tashmë po i tërheqin njohjet, dhe nuk e besoj që është e mundur që Kosova të pajtohet me Serbinë në të njëjtën kohë. Ndërkohë Kosova e di që pa një pajtim me Serbinë nuk ka integrim në BE dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mendoj se është kruciale që t’iu jepet një mundësi të dy palëve për të arritur një marrëveshje”, thotë ai. Eksperti britanik thotë se shumë e shohin idenë e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me ndjenja të përziera, por sipas tij është e rëndësishme që udhëheqësit e të dy palëve të flasin për të gjitha opsionet e mundshme.










