Profesori maqedonas rrahë disa huliganë nacionalistë: “Mërrsh ua lufsha nënën vmroiste” (VIDEO)

Disa nacionalistë maqedonas kanë dashur t’i përgatisin skenar të njëjtë profesorit dhe ish ministrit Lubomir Frckovski me atë që ja përgatitën gazetarit Borjan Jovanovski, të cilin e pështynë dhe e incizuan, transmeton Gazeta Lajm. Mirëpo kësaj radhe kanë kaluar më keq. Siç mund të shihni në video, Fërckovski u ka dhënë disa shuplaka atyre, kurse dëgjohet edhe duke ua sha “nënat vmrovska”. Nacionalistët maqedonas kohën e fundit sulmojnë gazetarë dhe intelektual maqedonas që i akuzojnë se janë proshqiptarë, duke i incizuar dhe duke nxjerrë videot në internet. Nga ana tjetër, partia shqiptare në pushtet BDI padit mediumet e pavarura. Kjo parti, gjatë qeverisjes së cilës kanë perfituar reklama milionëshe prej qeverisë mediumet maqedonase, nga gazeta Lajm kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurove për gjoja shpifje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu