Projekti i Portit të Durrësit, nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë Rama dhe investitorit Alabbar

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëvjeshjen me investitorin Alabbar, pë ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, investitorit Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti.

“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin.

Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu