Në intervistën 60 sekondëshe në Prive, Era Istrefi në fund të Dhjetorit kur u pyet për projektin e ri dhe datën e publikimit u shpreh se ka fituar alergji nga një gjë e tillë.
Fjalët për projektin pasues të ‘Bonbon’, shtyerjet dhe një situatë ku fansat mezi prisnin këngën në fjalë e kanë përcjellur për muaj të tërë këngëtaren.
Por, duket se më në fund, kënga e re ka një datë të publikimit. Prive kishte deklaruar në Janar se sipas gjitha gjasave, Shkurti do jetë muaji i shumëpritur. Një gjë të tillë e ka vulosur edhe Era para pak minutash përmes një postimi në Instagram nga studio muzikore.
‘Shkurt 017’ – ka qenë mbishkrimi i këngëtares duke nxitur dilema për momentin e shumëpritur. Kënga për përvjetorin e nëntë të pavarësisë?! Kjo po që do jetë një dhuratë fantastike!










