Projektohet shkëmbimi i radhës mes Juventusit dhe Romës

Roma dhe Juventus kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira në vitin e fundit.

Shkëmbimi mes mbrojtësve Leonardo Spinazzola dhe Luca Pellegrini i ka forcuar edhe më shumë marrëdhëniet e dy klubeve.

Corriere dello Sport ka raportuar se tani Zonja e Vjetër po tenton ta transferojë me çdo kusht yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Në anën tjetër Giallorosët janë në kërkim të një sulmuesi dhe duan transferimin e Gonzalo Higuain.

Juventus e liron për 36 milionë euro sulmuesin argjentinas, por problemi qëndron te Roma që e vlerëson Zaniolon 60 milionë.

Gjithnjë sipas mediumit italian, ky shkëmbim mund të ndodhë dhe kampioni i Italisë t’i shtojë edhe 24 milionë euro.

Largimi i Zaniolos nga Roma bëhet gjithnjë e më i besueshëm pasi drejtori sportiv i Romës, Petrachi tha se lojtari ka luajtur vetëm 15 ndeshje të mira dhe në fundin e sezonit nuk ka qenë në formë të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu