Prokuroria publike: Nuk kemi ingerenca të veprojmë në kushte të fatkeqësive elementare

Prokuroria Publike nuk ka ingerenca të veprojë në kushte të fatkeqësive elementare edhe në raste kur nuk ka dyshim për vepër të kryer penale, thonë nga institucioni.

“Pasi prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Publike Themelore – Shkup më 07.08.2016 u njoftua nga MPB – SPB Shkup për viktimat në njerëz nga përmbytjet të cilat ndodhën ai i dha të gjitha instruksionet e nevojshme në kuadër të kompetencave të tij për veprim me ekipet policore në terren”, sqarojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë (PPRM).

Sqarojnë se në pajtim me Ligjin për procedurë penale (neni 246 paragrafi 1) – “Shqyrtimi dhe autopsia e një kufome ndërmerret kur ekziston dyshimi se vdekja është shkaktuar me vepër penale”.

“Duke e pasur parasysh atë që në rast se nuk ekziston dyshimi për vepër të kryer penale, prokurori publik kompetent nuk dha urdhër për autopsi, por dha rekomandime që trupat e të vdekurve të dërgohen në morgun në Butel për identifikim dhe më pas t’u dorëzohen familjeve për varrim. Gjithsesi, sipas rekomandimeve të prokurorit publik, për çdo vdekje të kontestueshme dhe për personat për të cilët nuk mund të përcaktohet identiteti u la mundësia që në mënyrë shtesë të bëhet autopsia”, thonë nga PPRM.

Theksojnë se prokurori publik urdhëron autopsi vetëm në pajtim me Ligjin për procedurë penale, gjegjësisht atëherë kur ekziston dyshimi se vdekja është shkaktuar me vepër penale, ndërsa në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, autopsi mund të kërkojnë edhe institucionet e tjera si dhe anëtarë të familjes më të ngushtë. /portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu