Të martën rikthehen grupet e punës mes partive politike për punën e Prokurorisë Speciale. Këtë e konfirmojnë nga Ministria e Drejtësisë me ndërmjetësimin e të cilës zhvillohen negociatat. Takimi i radhës vjen pasi të enjten e kaluar, partitë konstatuan se dallimet thelbësore mbeten në statusin e PSP-së dhe shfrytëzimin e bombave si dëshmi në gjykatë.
Siç kemi deklaruar një ditë më parë dhe ditët e kaluara se kemi lënë kohë gjatë për bisedime dhe konsultime brenda partiake nga ajo që doli si produkt i takimit të fundit të grupeve të punës. Mbetet që Ministria e Drejtësisë të thirre takim të ri për t’i ballafaquar përsëri dy qëndrimet që dalin nga konsultimet e brendshme – deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Grupet e punës kanë rënë dakord që të ndajnë në dy grupe 65 propozim-amendamentet e VMRO-DPMNE-së për propozim/ligjin për Prokurorinë Publike. Do të diskutohen ndaras çështjet thelbësore dhe ata teknike. Opozita maqedonase kërkon të përfundohen lëndët e PSP-së të dorëzuara në gjykatë deri në qershor të vitit 2017 dhe PSP-ja siç është tani të pushojë së ekzistuari, të formohet komision hetimor për punën e deritanishme të ekipit të Janeves, të formohet PSP e re, me ekip të ri, në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar por me kompetenca të zgjeruara dhe të zgjidhet kryeprokuror publik me propozim të opozitës. Pozita në propozim/ligj parashikon që PSP-ja të jetë njësi e veçantë në Prokurorinë e rregullt për të ndjekur krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, materialet e përgjuara për lëndët e proceduara ose në fazë parahetimore të shfrytëzohen si dëshmi deri në shtator të viti 2020 dhe kryeprokurori special të mos ndryshohet.
Video:










