Prokuroria Speciale, Zaev pret zgjidhje këtë muaj (VIDEO)

Deri në mes të muajit, Kryeministri Zoran Zaev pret që Parlamenti ta miratojë Ligjin mbi Prokurorinë Publike, me të cilin gjithashtu zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale. Pengesë të negociatave, tashmë të filluara me VMRO-DPMNE-në, janë edhe zgjedhjet presidenciale. Zaev njoftoi se nga e hëna do të përfshihet personalisht në proces, në mënyrë që të sigurohet mbështetje edhe nga opozita dhe Ligji të votohet me 2/3 e votave.

Unë jam i gatshëm të përfshihem nga 6 maji e tutje, por së pari ministrja e drejtësisë do ti saktësojnë të gjitha këto detaje rreth bisedimeve. Qëllimi është nëse mundemi diku deri më datën 10 -15 maj, të përfundojmë, do ishte mirë sepse mbyllet raporti i Komisionit Evropian”- u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër

Nga VMRO-DPMNE theksuan se asnjë kompromis nuk është arritur rreth negociatave, për fatin e PSP-së. Vullnet për kompromis ka, si te ata ashtu edhe te pushteti.

Për momentin po punojmë në analiza, po punojmë, në siç thashë, përpunimin shtesë të disa qëndrimeve dhe drejtimeve që i kemi si VMRO-DPMNE, ashtu që në ditët e ardhshme do të keni më shumë informacion rreth këtij procesi”- theksoi Dimçe Arsovski -Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE dorëzoi 65 amendamente për ligjin e prokurorisë. Pushteti pranoi disa prej tyre që nuk e rrezikojnë statusin dhe autonominë e PSP-së. Megjithatë, pengesë kryesore e marrëveshjes janë disa raste aktuale të drejtuara nga Katica Janeva, kryesisht rasti “Talir”, në të cilin, sipas opozitës, ekziston rreziku i dëmtimit të funksionimit të mëtejshëm të tyre.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu