Pronari i një restoranti refuzon të shërbejë dy gra muslimane të mbuluara

Pronari i një restoranti në qarkun verilindor të Parisit, Bobigny, ka refuzuar të shërbejë dy gra muslimane të mbuluara duke tensionuar edhe më tej debatin në opinonin francez në lidhje me diskriminimin ndaj grave me hixhab dhe burkini, raporton Anadolu Agency (AA).

Në “YouTube”, janë publikuar xhirimet e incidentit në restorant në Paris, ku mund të shihet se si pronari i restorantit afrohet në tryezë, ku ishin ulur dy gra me hixhab dhe u thotë: “Terroristët janë muslimanë, dhe të gjithë muslimanët janë terroristë. Analizone këtë”.

Gratë iu përgjigjen se nuk kanë nevojë që të analizojnë këto “marrëzira”, në çka pronari u thotë se ata duhet të dinë se ndodhen në “shtet laik”, dhe që menjëherë të largohen nga lokali i tij.

Videoja shpejt u bë objekt i debatit në rrjetet sociale ku shumica e përdoruesve të rrejtit social e vlerësuan si të papranueshëm këtë formë të diskriminimit.

Gazeta “Le Parisien” njofton se për shkak të reagimit të ashpër, pronari i restorantit u detyrua t’i kërkojë falje komunitetit musliman dhe klientëve të tij.

Shoqata për luftën kundër islamofobisë deklaroi se mysafirët e restorantit raportuan rastin tek autoritetet kompetente dhe se prokuroria në qarkun Bobigny ka hapur hetim në lidhje me rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu