Propozimi francez arrinë në Kuvend, por sonte nuk ka seancë

Qeveria i dorëzoi Kuvendit informacionin për përmbajtjen e propozimit për kornizën negociatore për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Kuvendi bën me dije se sipas procedurave materiali do t’u kalojë deputetëve dhe për veprime të mëtejshme publiku do të informohet në kohë dhe në përputhje me rrethanat.

“Duke marrë parasysh spekulimet, ju njoftojmë se nuk është planifikuar asnjë takim për sonte. Në momentin kur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do ta thërrasë seancën do të njoftoheni me kohë”, kanë thënë nga Kuvendi përmes një njoftimi për mediat.

Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit, siç thotë, për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzoi qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

Për këtë propozim, prej disa ditesh në Maqedoninë e Veriut po protestohet. Protestat që po mbahen para institucioneve kryesore të këtij vendi, shpesh edhe kanë degjeneruar ne dhune.

Bullgaria ka kohë që ka vënë veto për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për shkak të “mossqarimit të disa çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe historinë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu