Protestë sot në Shkup kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, mobilizohen shoqata maqedonase

Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM) edhe shoqata “Tvrdokorni”, përfshi disa shoqata tjera, për sot në ora 13:00 kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Maqedonisë.

Protesta e thirrur është kundër siç thonë ”dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”.

Sipas tyre, dygjuhësia është humbje e karakterit maqedonas të shtetit dhe se humbet vetë shteti. Ata akuzojnë se me dygjuhësi Maqedonia bëhet shteti i tretë shqiptar në Ballkan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu