Protestuesit i falin Greqisë gjithë qeverinë shqiptare në këmbim të detit, por befasohen nga ‘përgjigjja’ që ju vjen

Ndërkohë që në media u hodh si “bombë” një lajm i mediave greke, sipas të cilit qeveria Rama dhe ajo Tsiprar e kishin kopsitur përfundimisht marrëveshjen për detin, përpara zyrës së kryeministrit ishin mbledhur qindra qytetarë të organizuar nga shoqëria civile, pikërisht për të protestuar për këtë “tradhti kombëtare”, sipas tyre.

Kjo ishte protesta dytë që bëhet para kryeministrisë, por nëse në kohën që u zhvillua e para, Rama&Bushati, deklaronin se nuk bëhet fjalë për asnjë falje deti, ditën e sotme u mësua se në fakt marrëveshja është mbyllur përfundimisht dhe ka arritur pikërisht atë që ka synuar vendi Helen; blloqet 1 dhe 2 përreth ishullit të Korfuzit, ku janë zbuluar rezerva kolosale nafte dhe gazi.

Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër nëpërmjet së cilës i ka kërkuar që të bëjë transparente, se çfarë pazari fshihej pas asaj marrëveshje të mbajtur në fshehtësi. Por sot ndërkohë që protestonin, e morën përgjigjen, nga mediat greke; Dhjetëra kilometra det, me gjithë naftën dhe gazin që ka poshtë tij!

Një nga organizatorët kryesor të protestës së sotme, Aulon Kalaja, u shfaq me një pankartë ku shkruhej: Të dashur grekë, ju falim qeverinë, mos na prekni Shqipërinë!

Sipas burimeve një shqiptar i grekëzuar që vinte aty vërdall, ka marrë përsipër që ti telefonojë një mikut të tij në ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe i ka parashtruar kërkesën e protestuesve.

Por përgjigjja që erdhi mbrapsht, i ka “befasuar të gjithë;

“Çfarë qeverie shqiptare doni të na falni ju?! Ajo jona është, ne e kemi në thes!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu