Protestuesit konak para qeverisë maqedonase me domate, speca e raki

Me domate speca e raki në këtë mënyrë po bëjnë konak disa prej protestuese para Qeverisë. Kalojnë natën në qiell të hapur me qëllim që Qeveria të refuzojë propozimin frances. Njëri prej protestuesve nuk lë ditë pa ardhur në prototestë dhe mendon se nuk do të ketë mjaftueshëm vota në Kuvend për ta ndryshuar Kushtetutën, raporton Klan M.

A vini çdo ditë në protestë?

Po çdo ditë?

A mendoni se me protesta do të arrini diçka?

Po sigurisht se do të arrijmë, me protesta të qeta do të arrijmë gjithçka.

A vini në protestë këtu me familijarë apo shok?

Jo vijë vetëm, për vete, kjo mua më tangon.

Mendoni se me protestë nuk do të votohen propozimi në Kuvend?

Besoj se po, por kur do të vie koha të hapet Kushtetuta, besoj se asnjë njeri normal nuk do ta lejojë këtë.

Dhjetëra protestues tjerë protestën filluan pata qeverisë duke brohoritur “Bullgar osmani po vijnë
partizanët”.

Protestuesit marshuan deri te Ministria e Drejtësisë dhe përfunduan para Kuvendit. Prej Kuvendit porositën qe protestave tu bashkangjiten të gjitha etnitë, shqiptarë, bosnjak, rom, turq e vlleh.

“Maqedonia është ghithçka që kemi. Të jeni shëndosh e mirë. Të jetoj Maqedonia. Bëjmë thirrje të gjithë etniteteve t’i bashkohen protestave”

Kjo është protesta e nëntë me radhë që po organizon VMRO-DPMNE-ja. Fatmirsisht kësaj radhë pa incidente. Protesta ka filluar prej Qeverisë pastaj ka vazhduar tek Ministria e drjetësisë për të përfunduar këtu para Kuvendit. Pritet që edhe nesër të vazhdojë protesta duke filluar prej ora 19. /KlanMacedonia/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu