Protestuesit në Sri Lanka i vënë flakën rezidencës së kryeministrit

Protestuesit në Sri Lanska kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e kreu të qeverisë. Wickremesinghe nuk ndodhej në ato momente në rezidencë, pasi ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt.

Rezidenca ndodhet në “Fifth Lane” në kryeqytetin Colombo dhe është vendi ku banon kryeministri me familjen e tij.

Të paktën 55 persona janë plagosur në protestën e dhunshme që ka përfshirë kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo këtë të shtunë. Sipas autoriteteve vendase, tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka reaguar në lidhje me protestën, ku bëri me dije se është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit, i konsideruar përgjegjës për krizën ekonomike që ka pushtuar vendin, me një inflacion rekord, mungesë karburanti, energjie elektrike dhe ushqimesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu