Protestuesit “një grusht”, Rama shfaq keqardhje

Kryeministri Rama ka shfrytëzuar një moment kur numri i protestuesve studentorë para kryeminstrisë ka qenë sa një grusht, e ka përcjellë një mesazh “triumfator” mbi atë që së shumti i ka shkaktuar kokëçarje, që pas armëve kimike.

“Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s’mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog”, shkruan Rama.

E megjithatë, protesta vijon. Edhe pse nën rreshje shiu, me dhjetra sosh qëndrojnë ende para kryeministrisë, madje duke patur mbështetje së fundi dhe protestues të “Astirit”. Çuditërisht, kësaj here këta të fundit nuk janë përzënë, siç ndodhi ditë më parë te Ministria e Arsimit. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu