Provokim i ri nga Bullgaria? Flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në Shkup

Anëtarët e fondacionit bullgar “Maqedonia” vendosën flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në parkun e qytetit në Shkup, njoftoi fondacioni në rrjetet sociale, përcjell TV21.

Anëtarët e fondacionit, me këtë gjest u mburrën se e kanë pastruar monumentin. Kryetari i kësaj organizate është Viktor Stojanov, i cili në videon e fundit në postuar në Facebook u mburr se tashmë kanë mbi 100 aktivistë dhe u bëri thirrje të tjerëve që të bashkohen.

Fondacioni është i njohur në opinion për lëvizje që interpretohen si provokime. Ai njoftoi gjithashtu se këto ditë në Maqedoni do të mbërrijnë “njerëz që do të përhapin kauzën e tyre”./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu