Prurje të reja në Lëvizjen BESA, ja kush i bashkohet

Në Lëvizjen BESA kanë filluar aderime të reja duke rritur anëtarësinë e kësaj partie. Në radhët e kësaj partie tashmë është radhitur edhe veprimtari dhe ish ushtari i UÇK-së Nagip Jonuzi nga fshati Dobërdoll i Komunës së Vrapçishtit.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot t’a mirëpres në zyrat e Lëvizjes BESA, veprimtarin dhe ish ushtarin e UÇK-së Nagip Jonuzi nga fshati Dobërdoll i Komunës së Vrapçishtit. Përndryshe, z. Jonuzi i njohur me nofkën “Plisi” ka dhënë kontribut të veçantë në konfliktin e vitit 2001, si dhe ka qenë pjesë e çdo nisme që ka qenë në interes të shqiptarëve. Nga sot komandant Plisi vendosi që të bëhet pjesë e familjes së madhe të Lëvizjes BESA.

Interesimi për t’u bërë pjesë e Lëvizjes BESA dita ditës po rritet”, shkruan Bilall Kasami në profilin e tij në rrjetet sociale. Në këtë parti gjatë periudhës së ardhshme pritet të ketë edhe aderime të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu