Pse Arben Xhaferi e la Menduh Thaçin pas tij?

Emir Aliu Arber Xhaferi e ka shkaterruar PPD. E ka ne qafe tere SHQIPERINE. Shume dyshoj eshte udbash. Ibrahim Rugova edhe sidomos Riza Halimi i kan lutur te mos shkaperderdhen se na shkuan perpjet. Por kot. Krejt spiunazhet ndarjet carjet kane hyre me Arber Xhaferin.

Ibrahim Kelmendi

Ndoshta nuk e di se Menduh Thaçi kishte arsim profesional me shume se Arben Xhaferi. Por, perse paskesh qene Arbeni intelektual i madh? Sa per renditje te marioneta, vendosin perhere eproret…

Naser Aliu

Nga ajo që kam lexuar prej tij. Nuk është më rendesi çfarë ka mbaruar, por si shkruante! As Aristoteli nuk kishte fakultet, por studjohet ne fakultete!

Muhamet Elshani

Kur ka mundur me durue me qene dekor ne qeverine ‘demokratike’ te VMRO’se s’e ka pas’ shume problem Menduhin.

Xhabir Alili Arbri s’kishte jetuar qysh nga shkolla e mesme ne Tetove . Kur u kthye , gjet jatak tek M. Thaci, qe ishte me i forte me rreth-njerez rreth tij, por edhe materialisht. Cdo gje qe s’kishte Arbri, i ofronte Menduhi. Me nje fjale Menduhi ishte bossi , Arbri mund te fliste dhe te shkruaj, po punen mund ta bente ai qe kish takatin. Mos te lodh me ceshtje qe i di, ta rrumbullaksoj gjykimin: dhe puna e binomit Arber-Menduh dihet, ata asnjehere nuk i fituan zgjidhjet. Kjo I ben deshtake absolut ne politike.

Si e duroi Menduhin? Kur e pranon strehen, pa tjeter ti nenshtrohesh rregullave te zotit shpise.

Arber Xhaferri ishte njeri i ditur, i matur, i urte, filozof,teoricient politik-por ne politike nje humbes i madh! Mjerisht edhe ne jete humbes fatkeq, iku relativisht i ri, fatkeqsisht edhe per ne!…

Fahri XharraNje pyetje qe zberthen shume te panjohura, por qe pergjegjen po e shohim

Fahri Musliu Kombinim baastard: intelektualizmi me mafiozllëkun.

Emir Aliu …se ky demagogu menduh thaci. ky u pa kush eshte me ate biseden telefonike. veren do smrt njeriut me antishqiptare te mundshem. nga ky ska gje.

Naman Sheshivari Arbër Xhaferi ishte politikani ma i përgatitur për filozofi politike. Ma poshtë po e jap nji pjesë nga nji intervistë e tij.Pyetje :Pse tek ne, ashtu si edhe mentaliteti që zapton Ballkanin, gjithmonë nxitojmë për të arritur dhe kurrë nuk jemi në kohë me Evropën?

Arben Xhaferi :

Për shkak se pjesa dërmuese e ballkanasve nuk e njohin Evropën, por e paragjykojnë atë. Mosnjohja e Evropës është pasojë e paragjykimeve më të ulëta, më arrogante, të tipit “kurva plakë” apo kontinent i degjeneruar etj. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët, ndonëse nuk kanë distancë nga Evropa, megjithatë, edhe ato vlera që i njohin, nuk i trajtojnë seriozisht, si diçka fondamentale për një shoqëri moderne. Jemi të prirë ta pranojmë formën, pa obligime ndaj përmbajtjes. E duam hedonizmin evropian, por jo stoicizmin, përkushtimin ndaj punës, seriozitetin e tyre, respektimin e ligjit. Gjenetika, origjina apo gjeografia nuk janë përcaktues të mjaftueshëm të identitetit evropian, por sistemi i vlerave. Zhvillimi politik, ekonomik dhe qytetërues i Evropës ka një parahistori të gjatë dhe nuk është aspak rastësi. Dokumenti i parë që ngushton hapësirën e sovranit (mbretit) dhe që paralajmëron konceptin e shtetit ligjor, parakushtit për zhvillim të shoqërisë, Magna Carta Libertatum, u hartua më 15.6.1215. Ky ishte dokumenti i parë që e kufizoi pushtetin absolut të mbretit (John Laclandit, Gjonit Patokë) dhe krijoi kushte për përhapjen e idesë, të standardit kushtetues që garanton mbrojtjen e drejtave dhe lirive e njeriut. Ky dokument ka rëndësi historike, ngaqë e hapi shtegun për humanizim të shoqërisë. Kjo ndodhi shekuj më parë.

Çfarë e ndryshon sot një komb?

Globalizmi, varfëria, mosfunksionimi i shtetit, i ligjit, relativizmi etik, huazimet, ndikimet nga jashtë që depërtojnë përmes fesë, korrupsioni, krimi i organizuar, dëshpërimi nga cilësia e jetesës, niveli i ulët i cilësisë së krijimtarisë, përçarjet si pasojë e polarizimit politik, vegjetimi si mënyrë e vetme e jetës pa ideale etj. janë faktorë që ndikojnë në ndryshimin e identitetit të një kombi. Deri vonë shqiptarët ishin të perceptuar nga të tjetër si njerëz të ndershëm, me kodeks të qartë moral, por tani ata kanë humbur këtë imazh dhe perceptohen si popull që është i dhënë vetëm pas të mirave materiale. Në një takim me një misionar protestant që gjatë kohës punon në Shqipëri, pyetjes sime të drejtpërdrejtë lidhur me vlerësimin e tij për karakterin e shqiptarit, ai, pa u thelluar mirë që dëshmon se vlerësimin e kishte të pjekur, më tha: Janë të dhënë pas të mirave materiale. Por, është për të habitur se nocioni “alban” te popujt e qytetëruar ka një domethënie sublime…

Arjan Basha Vleresim te qellimshem (sigurisht sarkastik) po ben Ibrahim. Ti e din mire se Arberi ishte njeri me permasa te thella intelektuale mbarekombetare (e me gjere bile, per ata te huaj qe e kane njohur e lexuar). Tjeter gje jane kapriciot e ndonje ves s jo dobiprures te Arberit ne momente te caktuara te karrieres se tij prej veprimtari, intelektuali e politikani. Dobesia dhe padituria me enigmatike e Arberit, mbetet promovimi afer vetes i nje individi siç ishte Menduhi, plotesisht e kunderta e Arberit ne te gjitha gjerat (i paafte por diabolik, servil ndaj armikut, interesxhi, manipulues, rrenc etj). Menduhi kurre nuk ka qene as i ngritur e as i formuar intelektuakisht. As qe ka mbaruar shkolle ndonjehere ( ka studjuar ne fillim per stomatologji)..!

Leo Nora Më kujtohet një thenje e tij:”ke ne bje në gjum si patriot, dhe kur zgjohesh sheh veten tradhetar të shpallur”..!

Agim Islami Menduhin e kerkonte skena e ashper politike.i duhej nje ahmak sikur ai.

Shaban Shabani 1-Januar. 2000, A, XH ,,Shekulli qe e lam pas, ishte esencial per ekzistencen tone si Komb, pasi qe nuk ia dolen te na zhdukin, Shekullin e rije lirisht mund ta quajme Shekulli i shqiptareve,,

Kin Kini Anmikun vraje hakun mos ja ha thote nje fjal e urte !

Mendje ma brilante ne politik e filozofi shqiptaria nuk kishte ne kohen e tij,bile as sot.
Flitet dhe e kam degju nga shume vet se ka qene njeri i UDB-s serbe,e po shpirti i embel,tuta ha dardha te buta.

Fati i popujve te vegjel del nga dyert e tragjedive te medha !

Bardhyl Bejo Sipas mendimit tim, mnase edhe jo te sakte, zoti Xhaferri ka qene jo vetem nje intelektual i madh por edhe nje shqiptar i madh. Ndonjehere politika te detyron te sillesh jo ashtu siç je, por ashtu siç mund te duan rrethanat. Jo çdo vendosje e “genjeshtert” eshte fatale. Shpesh heshtja eshte shume me teper domethenese se te folurit. E me sa e mbaj mend une, ne aktivitetin politik praktik, zoti Xhaferri ne pergjithesi ka qene i heshtur.

Qofte perhere i paharruar e i nderuar figura e shqiptarise, si ajo e Arber Xhaferrit. Le ta leme te qete kete burre te madh ne ate urtesine e mençurine qe ai manifestonte per here.

Nuri Rexhepi z.Naser Aliu,po si e kuptoni atëher,kur shqiptarë e Maqedonisë së Veriut aso kohe ishin të gjithë në një front të përbashkët e të pandarë të organizuar në partinë politike PPD,ku paritit e mëdha nga maqedonasit VMRO dhe LSDM,vlerësonin si një rrezik me shqiptarët e bashkuar,prandaj kishin marë vendim parësor për përçarjen e frontit të përbashkët shqipëtarë nën ambrellën e PPD-së,gjë të cilën disa herë e ka deklaruar ish ministri i punëve të brendëshme të asj kohe Pavle Trajanov,ku thot se :’ne e krijuam PDSH-në në bashkëpunin me të lartëpërmendurit që i theksuat ju.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here