Pse CIA nuk e pranoi ekzistencën e saj deri në vitin 2013 ?

E enjtja e 15 gusht 2013, do të renditet si një datë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht për të apasionuarit pas teorive të konspiracionit.

E ëmbël: Ishte dita kur Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA) më në fund ‘deklasifikoi’ Zonën 51, duke pranuar zyrtarisht për herë të parë ekzistencën e saj.

E hidhur: nuk u përmendën UFO-t, teknologjia jashtëtokësore ose autopsitë e alienëve.

Ajo që publiku moriishte një dokument 355 faqesh i bazuar në historinë e avionit të spiunazhit U2 nga viti 1954 deri në vitin 1974, të cilin Arkiva e Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Xhorxh Uashingtonit kishte kërkuar të hapej, sipas Ligjit të Lirisë së Informacionit.

Më e rëndësishmja ishte se Zona 51 u përmend me emër në 12 faqe. Dosja përfshinte gjithashtu një hartë të vijëzuar me laps, që tregonte vendndodhjen e Zonës 51 dhe Liqenit Groom në lidhje me shkretëtirën Moja përreth, si dhe vendin e testimeve në Nevada që nuk është aq i fshehtë.

Të gjitha përmendjet e mëparshme të Zonës 51 në dokumentet zyrtare ishin redaktuar (dmth. fshehur me ngjyrë të zezë) dhe kushdo që dëshironte të mbante vendin e punës në qeverinë e SH.B.A.-së, nuk guxonte të shqiptonte emrin e saj. Kështu që, ishte një moment historik.

Jeff Richelson, një studiues në Arkivin e Sigurisë Kombëtare, thotë se periudha e gjatë e sekretit të CIA-s për Zonën 51 ishte intriguese, sepse kaq shumë njerëz në mbarë botën ishin tashmë të vetëdijshëm për ekzistencën e bazës. Richelson argumenton se CIA duhet të ketë marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të bërë të njohur bazën dhe se shumë nga agjencitë amerikane dhe qeveritë jo-amerikane të përfshira në programin U2 do të kishin pasur një fjalë në procesin e deklasifikimit.

“Ka një prirje të përgjithshme drejt fshehtësisë,” thotë ai. “Për aq sa unë mund të them, kjo është hera e parë që diçka duhet të ketë shkuar në një nivel mjaft të lartë për të diskutuar, nëse do të pranohet zyrtarisht ekzistenca e Zonës 51”.

Ish-presidentët amerikanë Bill Klinton dhe Xhorxh Bush më parë kishin bërë një pohim me kokë në drejtim të “vendit afër Liqenit të Groom”, pa e përmendur atë me emër siç bëri CIA në atë ditë interesante në 2013. Nëse më shumë sekrete do të zbulohen, kjo mbetet të të shihet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu