Pse duhet të brengosemi për konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

Ka pasur përleshje sporadike në rajonin e Nagorni-Karabakut, por kriza e fundit ka rritur frikën se do të ndodh një lufte e madhe.

Nagorni-Karabaku, një rajon malor, me pyje të mëdha, pa dalje në det në Kaukazin e Jugut, është në zemër të një mosmarrëveshje të armatosur për dekada të tëra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, raporton aljazeera.

Të dielën, shpërthyen përplasjet më të rënda që nga viti 2016, duke nxitur frikën e një lufte të gjithanshme midis dy ish republikave Sovjetike, transmeton Telegrafi.

Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e dhunës dhe ka raportime për dhjetëra të vdekur.

“Ne jemi një hap larg nga një luftë në shkallë të gjerë”, tha Olesya Vartanyan i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, një OJQ e përqendruar në parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit vdekjeprurës.

Ajo ka paralajmëruar se përplasjet e tanishme mund të evoluojnë në një përshkallëzim më të madh sesa në muajin prill të vitit 2016, kur dhjetëra njerëz nga të dy palët u vranë në luftimet më serioze në rajon ndër vite.

Komuniteti ndërkombëtar është i brengosur për mundësinë e luftës sepse Nagorni-Karabaku shërben si një korridor për tubacionet e naftës dhe gazit në tregjet botërore.

Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kërcënojnë të përfshijnë lojtarët rajonalë si Rusinë, e cila është në një aleancë ushtarake me Jerevanin dhe Turqinë, e cila mbështet Bakun.

“Është një rajon me rëndësi ndërkombëtare, i cili në të vërtetë është rritur më shumë në 25 vitet e fundit për shkak të tubacioneve të naftës dhe gazit që kalojnë nëpër të”, tha Thomas de Waal, anëtar i Carnegie Europe dhe i specializuar për Evropën Lindore e rajonin e Kaukazit. “Është një rajon që kufizohet me Iranin dhe është në lagjen evropiane si dhe ruse. SHBA-ja gjithashtu është përfshirë në vitin 1990”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Ajo që kemi parë vitet e fundit është mosangazhim nga SHBA-ja në këtë konflikt, ku dikur kishte rol shumë më udhëheqës sesa tani. Për ironi mund të thuhet se nëse Azerbajxhani ka filluar një ofensivë ushtarake, një nga arsyet që mund ta ketë bërë është sepse SHBA-ja është e paangazhuar në këtë moment”, pohoi De Waal.

Armenia, e cila ka shpallur një gjendje ushtarake, ka akuzuar Turqinë për ndërhyrje në konflikt dhe dërgimin e mijëra mercenarëve nga Siria veriore në fushën e betejës, një pretendim i refuzuar nga Azerbajxhani.

Franca, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë kërkuar një armëpushim.

Nëse vendosni Armeninë dhe Azerbajxhanin në hartë dhe hidhni një vështrim, strategjikisht është shumë e rëndësishme. Ju keni Turqinë në perëndim, Iranin në jug, Rusinë në veri dhe sasi të mëdha të rezervave të hidrokarbureve në lindje, të cilat kalojnë përmes tubacioneve, shumë afër vendit ku po zhvillohen luftimet”, tha Robin Forestier-Walker, i cili ka mbuluar gjerësisht zhvillimet në rajon.

“Për sa i përket përfshirjes në terren, armenët janë shumë të shqetësuar për zhurmat që vijnë nga Turqia, nga vetë Presidenti [Recep Tayyip] Erdogan, i cili i ka dhënë mbështetje të hapur Azerbajxhanit”, pohoi ai.

Të dielën, pas një telefonate me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Erdogan u bëri thirrje armenëve që të qëndrojnë kundër udhëheqësve të tyre, të cilët ai pretendon se ishin “duke i tërhequr drejt katastrofës”. Presidenti turk ka thënë se solidariteti me Bakun do të “thellohet gjithnjë e më shumë”.

“Ka pasur stërvitje ushtarake në gusht midis Azerbajxhanit dhe Turqisë. Gjithashtu ka dyshime të pajustifikuara se disa prej pajisjeve ushtarake që Turqia i solli mund të jenë akoma në Azerbajxhan dhe mund të përdoren kundër pozicioneve armene”, tha Forestier-Walker.

“Padyshim, duhet të jemi të kujdesshëm për këtë, sepse nuk ka fakte të qarta që po ndodhin. Le të mos harrojmë gjithashtu praninë ushtarake të Rusisë në Armeni dhe përfshirjen e saj në ndërmjetësim, por edhe në furnizimin me armë, si të Armenisë, ashtu edhe të Azerbajxhanit gjatë viteve. Irani në jug është ofruar të ndërmjetësojë në bisedimet e mundshme të paqes”, pohoi ai.

Ndërsa Nagorni-Karabaku është pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, armenët etnikë, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë – rreth 150 mijë njerëz – refuzojnë sundimin e Azerbajxhanit.

Grupi i Minskut i OSBE-së – bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA – u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Një armëpushim, megjithatë, u shpall në vitin 1994.

“Për fat të keq, ky raund i luftimeve premton të jetë më i keq, ndoshta që nga armëpushimi [në 1994],” tha de Waal.

“Sigurisht, lufta e viteve 1990 ishte një çështje e teknologjisë shumë të ulët dhe tani, siç po shohim sot, ka armatim shumë më të rëndë nga të dy palë. Por në fund të fundit, ky është një konflikt identiteti, territori, midis dy kombeve – Armenisë dhe Azerbajxhanit – dhe bota e jashtme nuk do ta zgjidhë atë”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu