Pse kandidati “konsensual” të zgjidhet në kongresin e LSDM-së?

Publicisti dhe analisti politik, Robert Nesimi vlerson se termi “President konsensual” është tërësisht fjalë e shpikur.

“Për një president të tillë nuk mund të flitet në kushte kur Presidenti i shtetit zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdreja nga qytetarët. Kush me kë dhe çfarë konsensusi mund të ndërtohet, nëse në fund vendosin qytetarët? Çështja e dytë është se nuk mund të flitet as për “kandidat konsensual”. Nëse ai apo ajo është dakorduar mes LSDM-së dhe BDI-së, pse atëher të zgjidhet në kongres të LSDM-së? Ose ndoshta në kongres vetëm do të pranohet kandidati për të cilin më herët janë marrë vesh partnerët e koalicionit? Në rastin e parë, më saktë është të thuhet se kemi kandidat të LSDM-së i cili është i mbështetur nga partitë tjera të koalicionit, ndërsa në rastin e dytë vecmë mund të flasim për instalimin e diktaturës së brendshme në LSDM. Në asnjë rast nuk mund të flitet për “kandidat konsensual”, thotë për DW, Robert Nesimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu