Pse Mexhiti dhe Bexheti e fshehin Musa Xhaferin para rinisë? (FOTO)

Sonte Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti para rinisë do të shpalosin idetë e tyre në lidhje me paknaqësitë e tyre ndaj Ali Ahmetit për gjendjen aktuale që ndodh në BDI. E veçanta e këtij takimi me rininë është se Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti fshehin ideatorin apo kokën kryesore të “Grupit të Zjarrit”, Musa Xhaferin para rinisë.

Edhe njoftimet që kanë nxjerrë dy protagonistët e këtij takimi joformal nën siglën e BDI-së nuk përmendet Musa Xhaferi.

Sonte në 18:30 tek Teatri MNT (pranë lumit Vardar) do të dëgjojmë zërin e rinisë së Shkupit dhe do të shpalosim pikëpamjet tona rreth gjendjes aktuale bashkë me mikun tim Blerim Bexheti!

Mirëpresim rininë e Shkupit, rini e cila gjithmonë u ka prijë proceseve të mëdha!” ka shkruar Mexhiti

Ndryshe liderii BDI-së Ali Ahmeti nga Gostivari përsëriti se “Grupi i Zjarrit” nuk kanë të drjetë me bë takime me qytetarët në emrin e BDI-së, pasi debati në BDI ka përfunduar dhe ata që nuk janë të knaqur mund të ndërtojnë shtëpinë e tyre./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu