Pse nuk vjen Kurti në Tiranë? Diplomati i njohur zbulon detajet

Diplomati Ylber Hysa, në një lidhje të drejtpërdrejtë për një emision televiziv, foli për mungesën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tiranë.

Ai tha se kreu i qeverisë së Kosovës ndjen garë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndër të tjera ai tha se Kurti ka idhull liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku tha se vishet me ngjyrë të gjelbër si ky i fundit.

“Ajo që bëri sot Osmani është një qëndrim që përfaqëson Kosovën. Kosova e ka përkrahur Ukrainën. Kosova nuk është anti-Ukrainë, e keni parë më parë Kurtin që është veshur në ngjyrë të gjelbër dhe do t’i ngjajë Zelenskyt, kjo ka të bëjë më shumë me një politikë të brendshme. Kryeministri Kurti ndjen garë me Ramën. Nuk është gara e parë që Kurti nuk vjen në Tiranë.”, tha ai


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu