Pse sipas sociologut Maloku duhet të ndodhë bashkimi kombëtar

Sociologu Fadil Maloku, ka thënë se “bashkimi kombëtar, nuk na duhet tani, vetëm shkaku i rrezikut të ndarjes së Kosovës, ose Albin Kurti, s’guxon të bie në kurthin djallëzore të Edi Rames”.

“Indiciet e tanishme (pa marr parasysh; qëllimin, dëshirën dhe aspiratën) për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërisë pa një ulëse në OKB dhe pa garancionet publike të OKB-së (insistimi duhet të bëhet që ajo të shtrohet përmes ndonjë Rezolute) për njohjen e kufijve të shpallur me aktin e pavarësisë, pra, të tërësisë territoriale, nënkupton de facto e de jure, vetëm ndarje të Kosovës”, ka thënë ai.

E ajo çka është më e çuditshme dhe më makabre në krejt këtë synim e përpjekje, sipas Malokut është që “gërshërët e ndarjes” do zbresin jo siç po e kërkon Serbia (përmes idesë së “korrigjimit” si minimumi i kompromisit!) deri te lumi Iber, por shumë kilometra poshtë tij.

“Pra, diku rreth 25% apo 30% të territorit të gjithëmbarshëm të Kosovës, së njohur me kufijtë e përcaktuar administrativë”, ka thënë Maloku.

“Së këndejmi, projekti i bashkimit të Kosovës (pas insistimit të marrjes nga ana e Serbisë të 25% apo 30% të territorit të Kosovës) me 75% të territorit të saj të mbetur, me Shqipërinë mbetet synimi, qëllimi dhe përpjekja më shkatërrimtare e idesë së ‘kompromisit’, që po e ripërsërit si papagall politika dhe kakofonia e Presidentit Vuçiq. Ide kjo që mjerisht gjeti përkrahje naive edhe te Presidenti i Kosovës Thaçi, dhe sidomos te kryeministri kontravers shqiptar, Edi Rama”, ka thënë Maloku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu