Pse televizioni spanjoll e paraqiti Kosovën me shkronja të vogla? Flet zyrtari i RTVE

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së djeshme (31 mars) zhvilloi ndeshjen kundër Spanjës në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ndeshja mbaroi me rezultat 3:1 në të mirë të spanjollëve.

Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë, shkruan IndeksOnline

Ata e kanë shkruar emrin e shtetit të Kosovës me të vogla (ESP – kos), një gjest skandaloz ky nga spanjollët.

Pas ndeshjes, gazetari kosovar, Arlind Sadiku është takuar me një zyrtar të RTVE i cili ka treguar se ky ishte vendim i bordit të televizionit.

“Ishte një vendim nga bordi”, dëgjohet duke thënë zyrtari i RTVE në bisedë me Sadikun.

Vlen të theksojmë që mediat në Spanjë që nga koha kur u konfirmua se Kosova do të jetë në një grupë me Spanjën, kanë bërë gjeste provokuese dhe veprime raciste e skandaloze.

Po ashtu para ndeshjes, sigurimi i stadiumit ku po zhvillohej ndeshja tentoi që ta largoj nga tribunat flamurin e Kosovës, që po mbahej nga tifozët “Dardan” por nuk ia dolën. /Indeksonline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu