Nga Beqir Sina
Pasi qëndroi vetëm një ditë në New York, të mërkurën, presidenti serb Aleksandër Vuçiq u nis për një vizitë në Florida, vizitë të cilënmedia serbe e bazonte në deklarimin e vetë presidentit Vuçiq se ai do të takohej me zyrtarë të lartë, të administratës amerikane, përfshirë edhe një takim në Mar A- Logo me Presidentin Trump.
Mirpo ai zhvilloi vetëm takimin me Rudi Gulianin, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, dhe disa zyrtarë të tjerë, ku mundet të ketë qenë Richard Grenell, Jared Kushner, dhe dhe ish-guvernatori Rod Blagojevich. Megjithse, në Florida, ai tha se gjatë fundjavës do të takohej privatisht me Presidentin Donald Trump.
“Do të bëjë një marrëveshje historike, dhe do të ofrojë gjëra me shumë interes për Amerikën” i deklarojë Vuçiqi, medias serbe duke përmendur dhe ndërmjetësit “shkesit”, që kanë akses të fortë te Presidenti Trump.
Papritur Vuçiq ka deklaruar se është ndjerë keq dhe është kthyer i sëmurë në Serbi.
Zanifilla e këtij “trilli”, nisi kur Richard Grenell, ish-i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për misionet speciale, një lobist i padeklaruar, si dhe djali i presidentit, Donald Trump Jr., që ka podcastin e tij privat, ishin përfshirë në takimet me Presidentin e Serbisë Alexandër në Beograd.
Pse u sëmurë Presidenti Vuçiq në Florida?
Marco Rubio( nuk e ka përjashtuar nga sanksionet, e Administratës Trump, ndaj Serbisë kompaninë -NIS (NIIS.BEL), dhe Elion Musk, (me kontratën e Tesles) bënë që të dështoi “Ekipi i outsiders politic’s” me fytyrat e njohura me lidhje të ngushta me Serbinë: dhëndri Jared Kushner, ish-i dërguari special Richard Grenell, Rudi Giuliani dhe ish-guvernatori Rod Blagojevich, për “premtimin” e takimit të Vuçiçit me Trumpin në Mar A Logo të Floridës dhe jo në Shtëpinë e Bardhë .
Sepse, Serbia, është “de juro dhe de facto” me traifat e Trumpit, të vendosura me 25 mars 2025.
Tarifa këto që duket se e kanë goditur rëndë Serbinë në Ballkan, nga ana ekonomike, madje edhe me rëndë se ajo goditja nga sulmi ajoro i SHBA dhe Natos më 24 mars 1999. Këtë konstatim e kanë bërë ekspertët dhe analistët amerikan të cilët i krahasojnë Tarfita e 25 Marsit 2025, si më të fortat se sa sulmi i 24 Marsit 1999, në Beograd. Gjithmonë, duke parë këtë dëmë ekonomik me tarifat si dëmin më të madh ekonomik që i ka sjell Serbisë.
Po sipas ekspertëve amerikan thuhet se Serbia, është e veçuar si vendi me normën më të lartë të tarifave në Ballkan sipas politikës së re tregtare të Presidentit Donald Trump, e cila përfshin tarifa reciproke për vendet me suficite të konsiderueshme tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Tregtia e kufizuar e Serbisë me SHBA-të, të çonë rreth motivimeve të mundshme pas vendimit të tarifës, dhe kjo mund të jetë norma e lartë e tarifës një mjet politik për ta bërë Serbinë të përputhet me sanksionet ndaj Rusisë. Pra, kështu të paktën thonë disa analistë amerikan pas “mos realizmit të takimit” të Vuçiqit me presidentin Trump në Mar A Logo të Floridës.
“Premtimi” i dështuar për takimin e Trumpit me Vuçiqin bëri që presidenti serb Alexandër Vuçiq të “sëmurët” dhe të niset menjherë për Beograd duket se është një alibi
.Takimi i parealizuar me Trumpin në Mar A Logo të Floridës, gjithmonë sipas komenteve në rrjetet sociale. dyshohet se ishte “sajuar” prej ditës që përfundoi një zgjatje të dytë 30-ditore kompanisë serbe të naftës NIS (NIIS.BEL), që është një përjashtim të ri nga sanksionet, e Administratës Trump, ndaj Serbisë.
“Ekipi i outsiders politic’s” me fytyrat e njohura me lidhje të ngushta me Serbinë: dhëndri Jared Kushner, ish-i dërguari special Richard Grenell, Rudi Giuliani dhe ish-guvernatori Rod Blagojevich, “premtimin” e takimit të Vuçiqit me Trumpin në Mar A Logo të Floridës, do të ishte ai i heqjes së sanksioneve të cilat rezultojn me ndërprerje të furnizimit me naftë të papërpunuar për NIS, e cila operon rafinerinë e vetme të naftës në Serbi, me një kapacitet vjetor prej 4.8 milion ton, dhe mbulon pjesën më të madhe të nevojave të vendit ballkanik për karburant.
“NIS” dihet se është kompani në pronësi të shumicës nga Gazprom Neft (SIBN.MM) i Rusisë, e cila është një skedë e re e Gazprom (GAZP.MM). Analistët amerikanë mendojnë se Presidenti i Serbisë Alexander Vuçiqi “gjeti” një alibi diplomatike, se kishte probleme shëndetësore, : “U sëmur, nuk u diagnozua, kur dhe ku u vizitua(në cilin spital apo klinik)?.
Së fundi u këshillua të kthehej në Serbi!