Pse vendet e Gjirit po garojnë me miliarda dollarë për organizimin e eventeve sportive

Arabia Saudite, Emiratet dhe Katari po harxhojnë shuma të mëdha parash për organizimin e ngjarjeve sportive. Në Dhjetor, në Saudi do të organizohet një ndeshje e boksit të klasit botëror – shkruan Financial Times.

Arabia Saudite ka shpenzuar pesëdhjetë milion dollarë për të organizuar këtë ndeshje, dhe boksi është i fundit në një seri përpjekjesh të Princit të Kurorës Saudite për të treguar fuqinë financiare të mbretërisë së tij. Biletat e vendeve të përparme do të kushtojnë deri në 13,000 dollarë, dhe arena ku do të zhvillohet ndeshja mund të strehojë 20,000 spektatorë.

Përveç kësaj ndeshjeje boksi, Saudia do të presë një turne tenisi, ku do të përfshihen tetë tenistët më të mirë aktualisht në listën botërore të ATP, ku turneu do të ketë një vlerë prej 3 milion dollarë. Arabia Saudite do të presë dhe garën Paris-Dakar janarin e ardhshëm. Në të njëjtin muaj, në Jeddah, Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë një Superkupën Spanjolle, për të cilën Federata Spanjolle e Futbollit do të mbledhë midis 35-40 milion dollarëve.

Gjithashtu, ka zëra se Kurora Saudite dëshiron të blejë dhe Manchester United – vijon të raportojë Financial Times, duke vënë në dukje se Katari zotëron PSG-në e famshme franceze, ndërsa Emiratet zotërojnë Manchester City-n.

Riadi është kryeqyteti i tretë i vendeve të Gjirit, pas Dohas dhe Abu Dhabit, që po përpiqet të përdorë sportin për promovim politik. Kjo ka çuar në shpenzimin e miliarda dollarëve për të pritur shumë ngjarje sportive globale.

Katari do të shpenzojë 200 miliardë dollarë për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2022, ndërsa Emiratet kanë shpenzuar 40 miliardë dollarë për të përmirësuar pistën e Formula 1.

Rivaliteti midis vendeve të Gjirit është gjithashtu i dukshëm në luftën për të drejtat e transmetimit në ngjarje sportive. Katari ka harxhuar 10 miliardë dollarë për të drejtat ekskluzive për të transmetuar ngjarje sportive në vendet arabe përmes BeIN Sports, ndërsa kanali i piratuar saudit BeoutQ transmeton në mënyrë të paligjshme një seri ngjarjesh sportive, dhe Katari akuzon dinastinë saudite se është pas këtij kanali.

Financial Times thotë se Arabia Saudite ka qenë tregu më i madh i BeIN Sports dhe është e sigurt që tani do të përpiqet të sigurojë të drejta të caktuara pasi ka bojkotuar Katarin, që do të thotë forcim i konkurrencës rajonale. FT vëren se Katari po kërkon 1 miliard dollarë nga Arabia Saudite si kompensim për përmbajtjen piraterike për të cilën Katari ka të drejta ekskluzive.

Duket se rivalët e Gjirit do të transferojnë grindjet politike në fushat sportive – konkludon Financial Times.

Në fund, prestigjozja britanike shkruan se “organizatat për të drejtat e njeriut bëjnë ankesa të shumta në lidhje me situatën e dobët të të drejtave të njeriut në vendet e Gjirit, kështu që organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive është një mënyrë për këto vende të tërheqin vëmendjen e publikut nga këto tema të padëshiruara në argëtim dhe shkëlqim. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu