“Pse zgjodhe Tottenham?”, përgjigja e Mourinho është epike

Jose Mourinho ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur mbi disa çështje. Një nga pyetjet drejtuar trajnerin portugez ishte edhe se përse zgjodhi të merrte drejtimin e Tottenham. Përgjigja e “Special One” ishte vërtet epike, pasi u shpreh se shkoi te “Gjelat” sepse ata nuk kishin tituj. Diçka e tillë padyshim nuk do t’i ketë pëlqyer tifozëve të Tottenham.

Pse zgjodha Tottenham? Është tërheqëse të punosh në një klub që nuk ka tituj. Është një sfidë e madhe. Vetë Premier League është një sfidë më vete, sepse ka shumë klube që luftojnë për titullin. Shkoni në Itali, Spanjë apo Gjermani dhe vetëm dy opsione janë për titullin. Në Francë lufton vetëm një ekip për titullin”, përfundoi Mourinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu